Gjatë fjalës në Asamblenë Kombëtare, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama bëri dhe një parashikim për zgjedhjet e ardhshme që do të mbahen pranverën e vitit që vjen.
Për Ramën, opozita do të marrë më pak mandate se në vitin 1997 dhe kjo për faj të drejtuesve të tyre.
“Ka vetëm një gjë që është më keq në Shqipëri dhe ajo është Partia Demokratike. Kemi një strukturë shkencore të kolauduar që bën anketime të opinioneve. Në zgjedhjet e ardhshme, PD zor se do të marrë më shumë mandate se në 1997. Mbajeni shënim. Këtë herë humnera është destinacion i asaj partie, i zgjedhur nga udhëheqësit udhëprerës të saj”, u shpreh Rama./a2cnn
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...