Janë zbardhur detaje të reja në lidhje me ngjarjen e ndodhur në orët e para të ditës së sotme në Krujë.
Policia bën me dije se dy pronarët, burrë e grua i kanë shpëtuar mrekullisht shpërthimit me tritol, që u bë në dyqanin e tyre, në fshatin Zezë të Krujës.
Fatmirësisht ata nuk kanë pësuar dëmtime, pasi lënda plasëse ishte vendosur në pjesën e jashtme të dyqanit.
Sipas bluve të Krujës, autorët dyshohet se kanë pasur dijeni për praninë e çiftit Meta në dyqan.
Gëzim Meta dhe bashkëshortja e tij janë shoqëruar për në komisariat, ku kanë dhënë dëshmitë e tyre.
Ata mësohet të jenë shprehur se nuk kanë parë asnjë person pasi ndodhi shpërthimi.
Çifti cilësohet nga banorët e fshatit si familje të rregull dhe pa probleme.
Prej kohës ata kishin vendosur të flinin në dyqan, për arsye se dy vite më parë i kanë vendosur tritol, po në të njëjtin vend. /albeu.com
Theret me thikë një person në Prishtinë
Rrahje mes pesë personave në Vushtrri, dy prej tyre bëhen pë...
Tre persona sulmojnë katër zyrtarë policorë në Pollatë të Po...
Zhduket një e mitur në Prishtinë
18 vjet nga tragjedia e Gërdecit
Lansohet aplikacioni për deklarimin e adresës për qytetarët ...