Kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiq i është përgjigjur pozitivisht ftesës së homologut të tij shqiptar, Edi Rama, për të shikuar ndeshjen Serbi – Shqipëri në Shkodër.
Debati i dy kryeministrave në “Twitter” është mbyllur kur Vuçiq ka shkruar se me kënaqësi do të vinte në Shqipëri për ta shikuar ndeshjen në “Loro Boriçi” që zhvillohet më 8 tetor, transmeton Koha.net.
“Bukur thënë! Do të jetë kënaqësia ime”, ka shkruar Vuçiq në “Twitter”.
Ndërsa më herët Rama kishte shkruar: “Ndeshja do të luhet në Shkodër, ku je i mirëpritur të jesh i ftuari im i nderit, që t’i duartrokasim së bashku ata që do të fitojnë”.
Aksident i rëndë në Rrugën e Arbërit, një viktimë dhe dy të ...
Teherani: Jemi ende nën “hijen e luftës”
Hoxha: Kosova prioritet absolut i politikës së jashtme të Sh...
Zbulohet formacioni më i mirë i sezonit në Ligën e Kampionëv...
ZYRTARE: Konate largohet nga Liverpooli, pas përfundimit të ...
Ardian Gjini: Ramushi ka ditë me na ngushëllu neve kur është...