Policia e Vlorës ka mundur të ndalojë një prej autorëve të dyshuar të vrasjes së 29-vjeçarit, Vasil Dervishaj, orët e vona të së hënës së 4 qershorit.
Pas zbardhjes së ngjarjes dhe identifikimit të dy bashkëpunëtorëve dhe dy autorëve të dyshuar, policia ka zbatuar urdhrin e Prokurorisë së Vlorës për ndalimin e 28-vjeçarit me banim në Vlorë, A.C. Ky akuzohet për “vrasje me paramendim, kryer në bashkëpunim” dhe “mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”.
Gjatë hetimeve janë sekuestruar një automjet Audi, një palë targa italiane që dyshohet se janë përdorur gjatë kryerjes së krimit, një xhup dhe një kapuç.
Tashmë policia i ka fokusuar përpjekjet për ndalimin e autorit tjetër të dyshuar të kësaj ngjarjeje, ndërkohë që materialet për autorin e parë të dyshuar i kanë kaluar Prokurorisë së Vlorës./TCH
Harroni 10,000 hapat? Studimi i ri sjell metodë më efikase t...
Konjufca: Forcimi i bujqësisë mbetet prioritet i Qeverisë Ku...
Florentino Perez konfirmon tri afrime dhe paralajmëron “Gala...
Hezbollahu refuzon armëpushimin e ri të dakorduar nga Izrael...
Njësia B2 e TC Kosova B rikthehet në operim pas përfundimit ...
Basha: Po ndërtojmë edhe një urë të re mbi lumin Ibër