Kryetarja e Komisionit te Medias, Albana Vokshi përmes një letër drejtuar AKEP- it kërkon pezullimin e urdhrin për regjistrimin e portaleve në QKB dhe publikimin e nipt-it.
Sipas saj ky urdhër është antikushtetues dhe i paligjshëm.
“URDHËRI I AKEP-it, ANTIKUSHTETUES DHE ANTILIGJOR
Urdhëri i datës 15 Tetor i Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare për regjistrimin e portaleve online në Qendrën Kombëtare të Biznesit dhe publikimin e NIPT-it në faqet e tyre është:
– në shkelje të hapur të kompetencave që i njeh ligji për komunikimet elektronike;
– në është shkelje flagrante të lirisë së shprehjes dhe lirisë së mediave, të garantuara nga neni 22 i Kushtetutës së Shqipërisë dhe neni 10 i Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut”, shkruan Vokshi.
Si Kryetare e Komisionit Parlamentar për Median i ka kërkuar zyrtarisht kryetarit të AKEP-it pezullimin e menjëhershëm të këtij urdhri antikushtetues dhe antiligjor.
“Partia Demokratike mbetet e vendosur në mbrojtje të lirive dhe të drejtave themelore – siç është liria e shprehjes dhe e medias – përballë censurës shtetërore që do të instalojë Edi Rama”, thekson ajo.



Fantastike: Shqiptari Jurgen Uldedaj mbron titullin IBO ndaj...
Qindra të arrestuar në Francë pas festimeve të çmendura të L...
Ferit Hoxha viziton Kosovën, pritet nga Haxhiu, Kurti dhe Ko...
Sot përfundon afati për regjistrimin e votuesve me nevoja të...
Moti sot në Kosovë
Rice mbron Gabriel dhe Eze: Pa ta nuk do ta kishim fituar Pr...