Edhe pak ditë na ndajnë nga çelja e sezonit turistik.
A është e gatshme Vlora? Në Lungomare ujërat e zeza vijojnë të derdhen në det dhe ende nuk është marrë asnjë masë për sistemimin e tyre.
Era e rëndë e ujërave të zeza të shoqëron sapo hyn në shëtitore. Kanali i ujërave të zeza, i cili prej vitesh derdhet në këtë zonë, nuk gjeti zgjidhje me investimin prej miliona eurosh.
Disa banorë të Vlorës, të cilët dalin shëtitje në këtë zonë, thonë se situata si kjo nuk duhet të jenë normale për qytetin turistik.
Ujërat e zeza që derdhen në det nuk shqetësojnë vetëm për erën e keqe, por së shpejti me fillimin e plazhit bëhen dhe burim për përhapjen e infeksioneve për pushuesit. /TCH/
Në ditëlindjen e 24-të, Dj Gimbo i sjell defatore Selin Boll...
“40 forca policie me jelek antiplumb”, si u vra efektivi 34-...
Njësia A3 e termocentralit `Kosova A` rikthehet në prodhim
Nesër dita e fundit për aplikim për 100 euro
Kurti: Autostrada Duhël – Shtime – Banullë është prioritet n...
Trump: SHBA do të largojë uraniumin e pasuruar të nivelit të...