Një i mitur në qytetin e Vlorës ka goditur me thikë në një restorant një 38-vjeçar,në lagjen “Pavarësia”.
Nga njoftimi i policisë bëhet me dije se shtetasi i mitur I. H., 17 vjeç, gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë) shtetasin R. V., 38 vjeç, banues në Vlorë.
Ky i fundit dyshohet se ishte një person me probleme të shëndetit mendor.
Aktualisht 38-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin e autorit të dyshuar në Komisariatin e Policisë Vlorë për veprime të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./euronews.al
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës
Maqedonci në Turqi, diskutohet ndërtimi i industrisë së mbro...
Zyrtare: Formacionet e ndeshjes së dytë gjysmëfinale mes Bay...
Kurti përkujton Luan Haradinajn: Ra dëshmor në luftën e paep...
Trump optimist: Po shkon shumë mirë, Irani do marrëveshje