Lumi Vjosa është pranë përfshirjes në listën prestigjioze të UNESCO-s, si pjesë e Rrjetit të Rezervave të Biosferës.
Komiteti Ndërkombëtar i Këshillit për Rezervat e Biosferës ka aprovuar dosjen e aplikimit për përfshirjen e luginës së lumit Vjosë në listën e siteve të UNESCO.
Lajmi është konfirmuar nga ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro përmes rrjeteve sociale e cila thotë se ky është një hap thelbësor në drejtim të njohjes ndërkombëtare të vlerave unike natyrore dhe kulturore të lumit të fundit të egër në Europë.
Për këtë ka reaguar kryeministri Rama, i cili shkruan se ky është një lajm që na mbush me emocion dhe krenari pas një pune të gjatë, “është më shumë se një vlerësim ndërkombëtar, është njohja ndaj bukurisë së egër të Vjosës”.
Pritet që konfirmimi final nga UNESCO të jepet në Sesionin e 37-të, i cili më do të mbahet në muajin shtator 2025./euronews.al
Arrestohet në Graqanicë një person i dyshuar për vjedhje në ...
Rama publikon pamjet e xhamisë së rikonstruktuar të Ballies ...
Frika nga lufta në Ballkan, Kosova më pak e shqetësuar se ve...
Arrestohet 26-vjeçari i dënuar me 3 vite burg
Misteri i orëve të fundit të Epstein, dokument i ri ngre pik...
Horoskopi i datës 9 shkurt