Më pas ishte sërish ish deputeti i Partisë Demokratike, që bëri thirrje për një tjetër marshim përreth godinës së kryeministrisë, që po vijon ende tani.
Gjatë marshimit të protestuesve rreth godinës, nuk kanë munguar hedhja e shashkave, tymueseve dhe objekteve të tjera drejt kryeministrisë.
Ndërkohë vlen të përmendet se situata është përgjithësisht e qetë, ndërsa nuk është regjistruar asnjë konfrontim me policinë, që ndodhet me numra të shumtë përreth godinës.
Forcat e rendit kanë shtuar masat e sigurisë, duke marrë shkas edhe nga përshkallëzimi në akte dhune i protestës së 16 Shkurtit.
Kështu janë përforcuar xhamat e derës së kryeministrisë, ndërsa edhe shtyllat ku janë vendosur altoparlantet, janë lyer me një material, që pamundëson hipjen në to./TCH

“Nuk dua të mbetem i zemëruar me të” – Endrick flet për rapo...
Familjarët e Liridona Ademajt të pranishëm në Gjykatë, pas p...
Hamza për presidentin: U kry ajo punë
Rënia e Leicester City: Nga mrekullia e titullit në Premier ...
Rizvanolli: Çmimi i energjisë në Kosovë, më i ulëti në rajon
Kurti për postin e presidentit: Opozita s’i ka votat as për ...