Policia e Korçës ka vënë në pranga një 40-vjeçar në Korçë i cili kishte vjedhur tre herë targa makinash.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i policisë:
Korçë
Vodhi targat e tre automjeteve në qytetin e Korçës, vihet në pranga autori i dyshuar.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal në fushën e vjedhjeve, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Sh. N., 40 vjeç, banues në Korçë.
Ky shtetas u kap në flagrancë nga shërbimet e policisë, duke vjedhur në lagjen nr. 2, targat e një automjeti tip “Toyota”. Nga veprimet e mëtejshme hetimore, rezulton se ky shtetas është autor i dyshuar edhe i ngjarjeve të ndodhura më datë 03.09.2021 dhe 19.09.2021, në lagjet nr. 12 dhe 7, të qytetit të Korçës, ku ka vjedhur targat e automjetit tip “Opel” në pronësi të shtetasit A. K dhe targat e automjetit tip “Volksëagen” në pronësi të shtetasit V. D.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë për veprime të mëtejshme./albeu.com
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...