Një stërvitje e përbashkët midis 106th Rescue Wing të Forcave Ajrore të Shteteve të Bashkuara dhe Forcës Ajrore Shqiptare ka demonstruar aftësitë e furnizimit të shpejtë dhe efikas në terren.
Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Pirro Vengu, ndau pamje nga stërvitja, duke theksuar angazhimin dhe profesionalizmin e trupave shqiptare dhe atyre amerikane. Ai nënvizoi rëndësinë e këtij bashkëpunimi, duke theksuar se ai ofron mundësi të reja për përgatitjen operacionale të forcave shqiptare.
“Partneriteti i ngushtë me Shtetet e Bashkuara rrit kapacitetet tona për reagim të menjëhershëm në kohë krize dhe për ndërveprim të koordinuar me aleatët në terren”, ka theksuar Vengu.
Stërvitja thekson gatishmërinë e Forcës Ajrore Shqiptare për operacione të përbashkëta dhe forcimin e bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë në fushën e sigurisë.
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër