Në Shqipëri, një 27 vjeçar ka ndërruar jetë si pasojë e Covid-19.
Këtë e bëri të ditur me anë të një njoftimi Ministria e Shëndetësisë atje, duke shtuar se i ndjeri ishte asimptomatik.
“Ministria e Shëndetësisë sqaron se, referuar shërbimit infektiv, një i ri 27-vjeçar nga Kavaja, ka ndërruar jetë si pasojë e aksidentit vaskular cerebral. 27-vjeçari vuante nga një sëmundje e lindur e gjakut dhe ishte asimptomatik për COVID-19. Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllime familjes.”
Po ashtu, pak më herët ditën e sotme një 43-vjeçare ndërroi jetën nga koronavirusi atje.
Me këto dy viktima të reja, numri total i vdekjeve ka shkuar në 125, shkruan Oranews.
“Hajde folim” në Lipjan, Osmani: Kur politika ulet pranë qyt...
Amnesty: Irani ekzekutoi mbi 2 mijë persona vitin e kaluar
Kurti për Osmanin: S’mendoj se president duhet të jetë dikus...
Kurti synon 60% në zgjedhjet e 7 qershorit
Kurti: Nis programi i trajnimeve për siguri kibernetike për ...
Iseni për incidentin gjatë protestës: Janë ndaluar dy shqipt...