Vdekja e shqiptares në taksi, autopsia zbulon detaje shokuese

14:35 | 24 Mars 2018

E denje për një skenar filmash horror është autopsia për vdekjen misterioze te 16-vjeçares shqiptare Konstandina Anagnosti, e cila humbi jetën duke udhëtuar me nje taksi nga Saranda në Janinë ne 2014.

Mediat greke kane dhënë sot detaje duke iu referuar autopsisë se bere nga mjeku-ligjor Theodoros Vougiouklakis.

Sipas saj, nga trupi i Konstandinës ishin hequr organet vitale në mënyrë jo profesionale dhe jashtë çdo standardi të mjekësisë ligjore. Ai ka treguar përmes autopsisë se firmosur prej tij se ne trupin e vajzës mungonte baza e gjuhës, epiglotisi, trakeja, laringu, mitra dhe truri. Me tej, ai tregon se në gjakun dhe në analizat e urinës që iu bënë, u konstatuan sasi të larta të likodainës, nje lloj i anestezise qe dyshohet te jete përdorur.

Ai ka kërkuar nga hetuesit te bejne test për organet e vajzës qe pala shqiptare i dërgo ne Greqi per ekzaminime, duke mos e fshehur habinë e madhe për metodën e përdorur. Autpsioa vjen pas ngjarjes qe ndodhi me 15 Nëntor të vitit 2014, kur vajza me emrin Konstandina Anagnosti kishte shkuar tek një dentist në Sarandë me një taksist grek. Por gjatë kthimit për në Janinë, ku banonte se bashku ne nenën, e divorcuar nga i atij, vajza u be keq dhe mbërriti pa jete ne spital.

Pas kësaj, babai i vajzës, Jorgo Anagnosti, ne disa dalje publike dhe intervista bëri kallëzim në Policinë e Janinës, pasi pretendonte se vajza e tij nuk ndërroi jetë për shkaqe natyrale. Hetimi në Greqi po vazhdon ende, kurse taksisti grek që po e shoqëronte ndiqet penalisht. /lapsi/

Shpërndaje në rrjete sociale