Drejtori i Spitalit Rajonal Shkodër, Senad Halluni, në një konferencë për medie mbrëmjen e sotme, ka dhënë më tepër detaje lidhur me humbjen e jetës së 3-vjeçarit dhe gjendjes në të cilën ndodhet e motra.
Ai u shpreh se i mituri O. H erdhi fillimisht me të vjella dhe nga ana e mjekëve u kërkua që të shtrohej në spital por, babai nuk pranoi, ndërsa një ditë më pas erdhi në gjendje të rëndë.
“Shpreh ngushëllimet për humbjen e jetës së 3-vjeçarit, O. H. Ai është paraqitur të premten në orën 16:40, me shenja të të vjellave. Nga mjekja-roje është trajtuar për këto simptoma. Rreth orës 19 i është kërkuar familjes për t’u shtruar në spital. I ati ka vendosur firmën për ta marrë fëmijën dhe për të mos vazhduar trajtimin”, tha ai.
“Më datë 22, ditën e shtunë në orën 9:40, 3-vjeçari ka ardhur në gjendje shumë të rëndë, pothuajse pa shenja jete, me puls të ulët. Mjekët janë munduar të bëjnë reanimimin dhe për 45 minuta është bërë çdo përpjekje për ta mbajtur në jetë, por fatkeqësisht 3-vjeçari ka ndërruar jetë”, u shpreh drejtori i spitalit.
“Pas 30 minutash është paraqitur e motra, dhe stafi i Pediatrisë ka vendosur ta nisë me urgjencë drejt Tiranës. Janë lajmëruar organet kompetente, ku janë bërë procedurat, për të kryer autopsinë, e cila është metoda më e saktë për vendosjen e diagnozës”, tha ai.
Teksa u pyet lidhur me shkakun e humbjes së jetës së të miturit, ai u shpreh se shkak dyshohet insuficienca kardio-respiratore.
“Fakti që me të njëjtat shenja është edhe e motra, për të gjetur shkakun dhe diagnozën, nuk ka një përgjigje, por nga kontaktet që kam unë, flitet insuficienca kardio-respiratore”, tha ai./atsh
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...