Mesditën e kësaj të hëne, kryeministri i vendit, Edi Rama zhvilloi një vizitë pune në qytetin e Vlorës.
Kreu i qeverisë u takua me deputetët socialistë të qarkut dhe përfaqësues të pushtetit vendor në zonën e Plazhit të Vjetër.
Takimi u mbajt me pjesëmarrjen e kryetares së Bashkisë së Vlorës, Bruna Mersini, ministres së Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin dhe njëkohësisht deputete, Erjona Ismaili, si dhe Bledi Çuçit, drejtues politik i PS për qarkun.
Në takim ishte e pranishme edhe Sara Bodo, drejtoresha e Agjencisë së Rinisë, si pjesë e grupit të punës së PS në Vlorë.
Gazetarja e RTSH raporton se në thelb të diskutimeve ishin projektet zhvillimore dhe organizimi i strukturave të partisë në qarkun e Vlorës , si dhe forcimi i lidhjes mes strukturave lokale dhe drejtimit qendror.
/rtsh.al/
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...
Kurti dhe Basha nesër marrin pjesë në nisjen e punimeve për ...
Qorrolli: Hamza e Abdixhiku thoshin që në takimet për Presid...
Mbyllet pjesa e parë, PSG po fiton në Munich
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...