Trajneri i Llapit, Tahir Batatina është suspenduar me dy ndeshje nga Komisioni Disiplinor i FFK-së.
Arsyet që çuan deri në suspendim për të parit e Llapit ishte sjellja ndaj gjyqtarit Genc Nuza, shkruan Arbresh.info.
Gjithçka nisi pas një goli të shënuar nga Dukagjini, ku futbollistët dhe stafi i Llapit pretenduan për një faull më herët se goli duhej të anuluar.
Trajneri i Llapit u ndëshkua me karton të kuq pas protestës dhe pas kësaj hyri në fushë, në drejtim të gjyqtarit.
“Në minutën e 57-të është ndëshkuar me karton të verdhë për reagim, mirëpo pas ndëshkimit hynë në fushë në drejtim të gjyqtarit, kishte sjellje josportive, përdor gjuhë vulgare si dhe nxit lojtarët e tij për bojkotimin e ndeshjes, për çka ndëshkohet me karton të kuq direkt”, shkruan në arsyetim të vendimit.
Përveç dy ndeshjeve suspendim, ai u dënua edhe me gjobë prej 300 euro.
Batatina do t’i mungojë Llapit në takimet me Gjilanin dhe Malishevën./Arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...