Një kamion i tonazhit të rëndë është përfshirë nga flakët gjatë lëvizjes në bypass-in e Vlorës, duke u shkrumbuar plotësisht.
Ngjarja ka shkaktuar dëme të mëdha materiale, por fatmirësisht drejtuesi i mjetit ka arritur të dalë në kohë dhe ka shpëtuar pa lëndime
Dyshohet se zjarri ka ardhur si pasojë e një defekti motorik, konkretisht nga një shkëndijë elektrike në pjesën e motorit.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat e policisë dhe zjarrfikëses, të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit.
Megjithatë, ndërhyrja e shpejtë nuk ka arritur të shmangë shkatërrimin e plotë të kamionit.
Policia e Vlorës po punon për dokumentimin e rastit dhe përcaktimin e shkaqeve të sakta të ngjarjes.
/rtsh.al/
Kuajt si “terapistë”: Metoda natyrale që po forcon trupin, m...
OpenAI: Reklamat nuk po vijnë në ChatGPT
Alban Dragusha ndahet me Ramiz Sadikut, pritet ta marrë drej...
Vetura godet për vdekje 74-vjeçarin në Skenderaj
Irani konfirmon vdekjen e shefit të sigurisë, Ali Jarijani
Mësohet arsyeja pse Courtois u zëvendësua pas pjesës së parë