Gati një në katër familje në Shqipëri ka vështirësi për të paguar në kohë qiranë ose faturat e shërbimeve, sipas të dhënave të Eurostat për vitin 2023. Ky nivel është dukshëm mbi mesataren e Bashkimit Europian, ku përqindja e familjeve me vonesa në pagesa llogaritet rreth 9–10%.
Sipas statistikave zyrtare, 24.2% e individëve në Shqipëri jetojnë në familje që kanë pasur vonesa në pagesat për banesën, duke përfshirë qiranë, këstet e kredisë për shtëpinë si dhe faturat e energjisë elektrike, ujit dhe ngrohjes. Situata është veçanërisht e rënduar për familjet me të ardhura të ulëta dhe për ato me fëmijë në ngarkim, për shkak të rritjes së çmimeve të energjisë, ushqimeve dhe shërbimeve bazë.
Eurostat thekson se indikatorët e përdorur përllogarisin përqindjen e personave që gjatë 12 muajve të fundit nuk kanë mundur të paguajnë shpenzimet e banesës për shkak të mungesës së mjeteve financiare. Ky tregues reflekton cenueshmërinë ekonomike dhe rrezikun për përjashtim social.
Të dhënat e Censusit 2023 tregojnë se afro 132 mijë familje ose gati një në gjashtë jetojnë me qira ose në banesë me pronësi të tjetërkujt. Krahasuar me Censusin e vitit 2011, kur ky numër ishte 71 mijë, rritja është 87% gjatë 12 viteve të fundit. Ky trend tregon sfidat strukturore të tregut të banesave dhe presionin ekonomik me të cilin përballen familjet shqiptare./euronews.al
Tahiri viziton Thaçin dhe Veselin në Hagë: E vërteta do të d...
E rëndë në Itali: 20-vjeçarja shqiptare vdes pasi ra aksiden...
Reece James pëson tjetër lëndim, në dyshim për Botërorin me ...
SHBA-të kanë goditur më shumë se 7,000 objektiva në të gjith...
Kurti për Orav: Do mbetet përherë një mik i vërtetë i Kosovë...
Ambasadori britanik mirëpret marrëveshjen Kosovë–BE për zbat...