Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë fjalës së tij në takimin me shqiptarët e Italisë, u shpreh se opozita u ngrit nga hiri me mision që të mbrojë demokracinë.
“Stacioni i parë që nisa pas nisjes së fushatës elektorale dy ditë më parë në Tiranë, jeni ju. Është Breshia. Ju erdhët në këtë vend mik të Shqipërisë si njerëzit më të vuajtur nga diktatura komuniste në Evropë. Ju erdhët në Itali si njerëz para të panjohurave të mëdha. “Viva a Italia”. Arritët të ktheheshit në qytetarë dinjitozë, në pak vite u bëtë pjesë jetike në ekonominë e Italisë. Ja ku jeni sot më të lirë, më të fortë, më të mirë se kurrë. Ju punuat me ndershmëri dhe me këtë punë fituat respekt dhe mirënjohje. Ju kurrë nuk e harruat vendin tuaj, atdheun dhe familjet tuaja. Të jesh shqiptar do të thotë të kalosh çdo pengesë”, tha Berisha.
“Vërtetë kaluam një opozitë të gjatë, vërtetë luftuam me egërsinë më të madhe tre vite me radhë me qëllimin më të lig për të zhdukur dhe krijuar Shqipërinë pa opozitë. Ashtu si ju, që fituat çdo sfidë, edhe ne kaluam çdo pengesë. U ringritëm nga hiri për një mision të shenjtë. Të mbrojmë demokracinë, interesin shqiptar dhe do shpëtojmë Shqipërinë nga diktuara e dytë”, tha Berisha./tch
Koha e duhur për municione? Kosova futet në lojë
Policia arrin t’i arrestoj dy të dyshuar në Gjilan, në filli...
Rekomandimi i “Travel and Tour World”: Vizitoni Shqipërinë g...
Më shumë diell, më pak shi – Parashikimi i motit për p...
Tahiri: Çmimet në Kosovë çdo ditë më shtrenjtë, vetëm pagat ...
Vdes veterani i UÇK-së Shani Kurtaj