Ai quhet Ali dhe është larguar nga Shqipëria në moshën 16 vjeçare.
Prej dy vitesh ai jeton në Angli ku familja e tij e re kujdestare, i ka dhënë të gjithë dashurinë dhe përkrahje që ai kurrë nuk e kishte pasur në fëmijëri, duke bërë të mundur që ai të zhvillohet si person dhe si kuzhinier.
Tani Ali është 18-vjeç dhe jeton në Britaninë e Madhe, teksa karriera e tij si një nga kuzhinierët më të mirë adoleshentë të Britanisë, po bëhet dita-ditës realitet.
Por tani iu tha se do duhet të lërë Britaninë dhe duhet të kthehet në Shqipëri.
Vetë shqiptari dhe John Stokes, kujdestari i tij, po luftojnë që Ali të lejohet të qëndrojë dhe të përmbushë ëndrrën e tij për të qenë një nga kuzhinierët kryesorë të Britanisë.
Ai është tashmë një kuzhinier i shkëlqyer, duke përfunduar në 3 më të mirët në një konkurs kombëtar, duke u kërkuar nga kolegji për të prodhuar ushqim për ngjarje të veçanta, shkruan panorama.
Ai i bëri përshtypje Simon Hulstës, kuzhinierit të yllit Michelin që drejton një restorant në Devon dhe ai e ka futur Aliun në kuzhinë dhe është bashkuar me luftën për të bindur autoritetet që ta lejojnë të qëndrojë në Britani të Madhe djaloshin shqiptar.
Kujdestari John Stokes tha se Aliu kishte një fëmijëri të vështirë në Shqipërinë rurale, sepse keqtrajtohej nga familja e tij, shpesh kyçej në një kasolle dhe rrallë i lejohej të shkonte në shkollë./albeu.com

I ndalet rryma në Klinë, Bedri Hamza kërkon që më 28 dhjetor...
Durmishi: Autostrada e Gjilanit përfundon brenda një viti
Specialja s’ia lejon Salih Mustafës ta vizitojë babën, OVL: ...
Labi e akuzon Jasminën se e shtyu
Ulutash: NATO që dy vite kërkon që sulmuesit e Banjskës të s...
Qindra migrantë mbërrijnë në Kretë