Një 45-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Tiranës. Mësohet se arrestimi i tij ka ardhur pasi ai u kap në flagrancë me një pako me lëndë narkotike. I arrestuari është identifikuar si Ervin Kaftira.
Policia ka sekuestruan pakon prej 1 kg e 39.4 gramë kokainë, 1 motomjet, 1 aparat celular, 1 armë gjahu dhe 1 armë sportive. Arrestimi i tij u regjistrua në afërsi të Rrethrrotullimit të Tegut.
“Tiranë/Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, operacioni policor i koduar “Cargo 1”. U kap në flagrancë në një parkim me 1 pako me lëndë narkotike kokainë, vihet në pranga 45-vjeçari. Sekuestrohen 1 kg e 39.4 gramë lëndë e dyshuar narkotike kokainë, 1 motomjet, 1 aparat celular, 1 armë gjahu dhe 1 armë sportive.
Shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, në kuadër të një procedimi penal ndjekur me metoda proaktive, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, kanë organizuar dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Cargo 1”.
Si rezultat i këtij operacioni, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit E. K., 45 vjeç, banues në Tiranë. Shërbimet e Policisë kanë lokalizuar në një parkim, në afërsi të Rrethrrotullimit të Tegut, shtetasin E. K., të cilit iu gjet një sasi lënde narkotike kokainë, që dyshohet se e posedonte me qëllim shitjen në sasi, në zona të ndryshme të Tiranës.
Më tej, gjatë kontrollit të banesës, iu gjet 1 armë gjahu dhe 1 armë sportive. Lënda narkotike, së bashku me 1 motomjet, 1 aparat celular, 1 armë gjahu dhe 1 armë sportive, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.
Dalin pamjet nga sulmi ndaj stafit mjekësor në Spitalin e Mi...
Nuk i deklaroi 38 mijë dollarë në kufi, 67-vjeçarit në shtëp...
Protestuesit në Danimarkë mbështesin Grenlandën pas kërcënim...
Man Utd – Man City, formacionet zyrtare
Kurti bëri homazhe me rastin e përvjetorit të 45-të të vrasj...
Gjenerali Bashkim Jashari pritet me duartrokitje në Gardën K...