Dy ngjarje të rënda janë raportuar nga Policia e Tiranës, ku në njërën, një 54-vjeçar është hedhur nga kati i nëntë i pallatit ku banonte, ndërsa në tjetrën një 42-vjeçar ka kërcënuar se do të hidhej nga Piramida e kryeqytetit.
Sipas policisë së Tiranës, ngjarja e parë ka ndodhur në rrugën “Hamdi Sulçebe”, ku 54-vjeçari, sipas dyshimeve të para, është vetëhedhur nga kati i nëntë i pallatit ku banonte.
Ai është dërguar menjëherë në spital dhe aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve, por ende nuk bëhet e ditur gjendja e tij shëndetësore.
“Në rrugën ‘Hamdi Sulçebe’, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i nëntë i pallatit ku banonte, shtetasi O. L., 54 vjeç, i cili aktualisht është në kujdesin e mjekëve. Punohet për sqarimin e rrethanave të rastit”, thuhet në njoftimin e policisë.
Ndërsa në ngjarjen e dytë, një 42-vjeçar ka qenë në gjendje të rënduar psikologjike dhe ka kërcënuar se do të hidhej nga Piramida. Pas negociatave me efektivët e policisë, ai është zbritur dhe është transportuar për ndihmë mjekësore.
“Shtetasi A. G., 42 vjeç, dyshohet se, duke qenë në gjendje të rënduar psikologjike, ka tentuar të hidhet nga Piramida në Tiranë. Pas negociatave me shërbimet e Policisë, ky shtetas është zbritur nga lartësia dhe është transportuar për ndihmë mjekësore”, thuhet në njoftimin e policisë.
Votat “surprizuese” të Messit në The Best, mbështetje për PS...
Sulmi në Bondi, Albanese njofton masa të ashpra kundër gjuhë...
Kuvendi i Shqipërisë mbanë sot seancë plenare, shqyrton një ...
Orban si avokat i Vuçiqit në Bruksel: Serbia vendi kyç i BP,...
Nga burgu në SPAK/ Ilir Meta dëshmon sot për “21 Janarin”
Drita sonte mbyll fazën e ligës në Ligën e Konferencës, në M...