“Koronavirusi i ri Covid-19 duket se ka rezultuar një tërmet i dytë për sektorin e turizmit, pasi mungesa e turistëve të huaj i ka kushtuar vendit miliona euro humbje.”
443 milionë euro janë humbjet e përllogaritura nga turistët e huaj gjatë tremujorit të dytë të këtij viti., duke reflektuar pasojat e rënda që ka pësuar sektori për shkak të pandemisë.
Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se gjatë kësaj periudhe vizitorët e huaj kanë shpenzuar në total vetëm 63 milionë euro, nga 506 milionë euro që ishte kundrejt një viti më parë.
Nga ana tjetër, rënie të ndjeshme kanë pësuar edhe shpenzimet e shqiptarëve jashtë për shkak të pamundësisë për të bërë pushime përtej kufijve si pasojë e kufizimit të lëvizjeve.
Sipas të dhënave vizitorët shqiptarë kanë shpenzuar jashtë kufijve rreth 65 milionë euro në total, nga 425 milionë euro që përllogariten në të njëjtën periudhë të 2019-ës.
Mbyllja e kufijve dhe anulimet masive të rezervimeve e kanë vënë industrinë turistike në vështirësi të mëdha, duke bërë që te mbështetet tërësisht tek turizmi vendas që pavarësisht peshës që ka, nuk arrin të kompensojë dot humbjet.
Me këtë trend, humbjet deri në fund të vitit pritet të jenë edhe me te mëdha, duke iu afruar skenarit të Këshillit Botëror të Udhëtimeve dhe Turizmit, i cili vlerëson se vendi mund të humbasë rreth 3.5 milionë vizitorë të huaj dhe rreth 1.1 miliardë euro nga shpenzimet e munguara prej tyre./tch
“Mirësi për të gjithë njerëzimin”, presidenti turk uron muaj...
Warren Buffett bën lëvizje surprizuese, blen 5 milionë dolla...
Aksident me fatalitet në Mitrovicë, vdes një 31-vjeçar
KEK-u dhe Komuna e Obiliqit nënshkruajnë memorandum bashkëpu...
Britania po heton nëse Epsteini ka përdorur aeroportet e Lon...
Hap fals i Arsenalit – gabon edhe ndaj Wolves