Disa persona janë shoqëruar në lidhje me shpërthimin e tritolit që ndodhi mbrëmjen e së mërkurës në Sarandë.
Uniformat blu të qytetit bregdetar kanë marrë në pyetje pronarin e hotelit ku u vendos lënda plasëse, familjarë të tij si dhe persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen ndërsa ende nuk ka të ndaluar.
Vetë pronari i hotelit Mariel Murati ka mohuar që të ketë konflikte ndërsa mendon se autorët e tritolit kanë dashur që t’i prishin imazhin.
Lënda plasëse u vendos në një garazh ndërsa nga shpërthimi pati vetëm dëme të vogla materiale.
Kjo ishte hera e dytë që në këtë hotel vendoset lënde eksplozive pasi një ngjarje e tillë ka ndodhur edhe në shkurt të vitit të kaluar.
Mariel Murati mban detyrën e Drejtor i Fondit të Sigurimit të Kujdesit Shëndetësor në Sarandë ndërsa më herët ka mbajtur detyrën e drejtorit të ALUIZNIT në qytetin bregdetar.
Klan News
5 shqiptarë arrestohen në Britani, akuzohen për të paktën 59...
Ushtria amerikane thotë se asnjë anije nuk e kaloi bllokadën...
Nesër mot i paqëndrueshëm, me diell dhe riga shiu
ShBA-të paralajmërojnë Kinën, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe...
Rasti “Banjska”, të dyshuarit nesër dalin para Gjykatës
11 të hospitalizuar nga djegia e ndërtesës në Tiranë, ende s...