Policia e Himarës ka arrestuar ditën e martë një 34-vjeçar, i cili bënte transportin e emigrantëve të paligjshëm. Sipas policisë 34-vjeçari F.I banues në Vlorë, është arrestuar në flagrancë ndërsa po transportonte 5 emigrantë të paligjshëm që kishin hyrë në vendin tonë.
Njoftimi i policisë:
Vijon puna për goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufijve.
Arrestohet në flagrancë 1 shtetas që transportonte 5 emigrantë të paligjshëm.
Në zbatim të masave për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kontrabandimit të emigrantëve që hyjnë ilegalisht në vendin tonë, nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve në DVP Vlorë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Himarë, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, u bë i mundur arrestimi në flagrancë i shtetasit:
– F. I., 34 vjeç, banues në lagjen “4 Heronjtë”, Vlorë, për veprën penale ” Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.
Shtetasi F. I. është kapur në flagrancë nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi”, Himarë, duke transportuar 5 emigrantë që dyshohen se kanë hyrë në mënyrë të paligjshme në vendin tonë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme.
Raportohen shpërthime në shtetet arabe të Gjirit Persik ku g...
Ndërpritet pothuajse totalisht interneti në Iran
MPJD apelon kosovarët që ndodhen në Izrael: Zbatoni udhëzime...
Irani nis sulmin me raketa ndaj Izraelit
28 vjet nga masakrat në Çirez e Likoshan
Ambasada e Kosovës në Izrael apelon për vigjilencë pas sulmi...