Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin “Precious”, në kuadër të të cilit janë identifikuar dy autorë vjedhjesh të kasafortave dhe sendeve të çmuara.
Njëri prej autorëve është kapur në flagrancë duke kryer një vjedhje në Durrës, ndërsa autori tjetër shpallet në kërkim nga Policia. I Arrestuari është 42-vjeçari Kastriot Xhixha, banues në Fushë-Krujë. Ndërkohë, është shpallur në kërkim 33-vjeçari me iniciale G. A., edhe ky banues në Fushë-Krujë.
Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kryenin vjedhje kasafortash e sendesh me vlerë në banesa duke hapur derën kryesore me një mekanizëm të përshtatuar për hapjen e çdo lloj dere, pa shkaktuar dëmtim të bravës./Top Channel
Sot votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës në 18 shte...
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...