Një adoleshente ka gjetur vdekjen në spitalin “Nënë Tereza” në kryeqytet këtë të mërkurë pasi sipas policisë, dyshohet se është vetëhelmuar me medikamente mjekësore një ditë më parë.
Vajza 17 vjeçe me iniciale G.H. është gjetur nga familjarë në gjendje të rëndë mbrëmjen e djeshme dhe është transportuar në spital, por pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve, ka ndërruar jetë.
Burime policore thanë se për shkak të rrethanave, në pyetje është marrë vetëm një i afërm i adoleshentes, i cili ka thënë se nuk ka dijeni që vajza të ketë pasur ndonjë shqetësim, që mund ta ketë çuar drejt aktit të vetëvrasjes.
17-vjeçarja ishte vajzë e vetme e çiftit që jetonte në rrugën “Siri Kodra” në Tiranë, të cilët kanë edhe një djalë të mitur.
Ndërkohë, vijojnë hetimet lidhur me ngjarjen./syri.net
Tornado pranë bregdetit të Ksamilit
Një zjarr në një azil pleqsh në Sri Lanka vret 12 persona
BE hap negociatat për heqjen e roamingut me Ballkanin Perënd...
Haxhiu përfaqëson Kosovën në takimin e liderëve të BE-së dhe...
Kusari-Lila: Mbështetja e grave ndërmarrëse, prioritet për f...
Begaj pret presidentin e Lituanisë: Marrëdhënie të shkëlqyer...