Një 30-vjeçar është therur me thikë në Vlorë.
Policia bën me dije se rreth orës 20:00, në lagjen “24 Maji”, gjatë një konflikti për motive të dobëta midis disa shtetasve, ka mbetur i dëmtuar me mjet prerës shtetasi B. S., 30 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur identifikimin dhe shoqërimin e personave të dyshuar të përfshirë në këtë konflikt, në ambientet e Komisariatit të Policisë Vlorë.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e ngjarjes dhe dokumentimin ligjor të saj./tch
Kurti: Kosova ka potencial për t’u bërë pjesë e historive gl...
Oda Ekonomike Amerikane: Kosova të zhvillojë infrastrukturën...
Ra në krye të detyrës në Maliq, polici do të varroset në ven...
Kusari-Lila sot mban konferencë për media, njofton masa të r...
Panairet ekonomike, Kurti: Ekonomia e Kosovës rritet përmes ...
Kosova dhe Serbia japin zotime për normalizim, pajtim dhe ra...