Kreu i Partisë Bindja Demokratike Astrit Patozi shprehet se kandidati i kësaj partie që ishte në garë për bashkinë e Skraparit dha dorëheqjen pasi u kërcënua nga njerëzit e PS.
Në emisionin Zonë e Lirë, Patozi tha se LSI është shumë e fortë dhe ka shumë vota në Skrapar dhe nëse votat e saj i shkonin Bindjes, PS do të humbte ndaj e hoqi kandidatin e tyre.
‘As PD dhe as LSI nuk e hoqën, PS nuk donte që të kishte ferra nëpër këmbë. Po them që ai deputeti i zonës atje dhe kandidati, e kërcënuan dhe e hoqën. Interesi është ky, ka një faktor LSI që është shumë i fortë aty dhe nëse ky faktor bëhet me ne dhe na shikon më shumë çfarë bëhet? Nëse bëhet me këtë tonin faktori i LSI, fitonim ne dhe prandaj PS e hoqi se humbisnin Skraparin’, tha Astrit Patozi.
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...