Sinoptikanat parashikojnë se moti i keq me temperatura të ulëta do të vazhdojë gjatë gjithë javës.
Edhe pse me diell edhe me mot të kthjellët në po thuajse gjithë territorin, temperaturat do të zbresin në – 6°C në zonat malore dhe në – 3°C në zonat e ulëta, bën me dije Metoalb.
Parashikimi:
Rikthehen kthjellimet në të gjithë vendin, duke përjashtuar ekstremin Verior ku do ketë vranësira lokale.
Edhe pasditja mbetet me mot të kthjellët dhe të ftohtë.
Temperaturat e ajrit gjatë mëngjesit luhaten nga –3°C në 1°C në zonat e ulëta dhe bregdet por zbresin në – 6°C në zonat malore; mesdita vijon me temperatura të ulëta, deri 4°C në zonat malore dhe deri 12°C në bregdet,”./albeu.com
Një person dërgohet pa shenja jete në QKMF të Malishevës, po...
Këta janë kadidatët potencial për ta zëvendësuar Allegrin te...
105 mijë votues me postë, më 6 qershor nis votimi në përfaqë...
Kurti: Nis investimi 315 mijë euro për furnizimin me ujë të ...
“AI po bëhet armë” Papa Leo XIV jep paralajmërimin e fortë p...
KFF Mitrovica feston titullin e shtatë të kampionit