Shqipëria e sidomos jugu i Shqipërisë tërheq jo vetëm pushues të rinj por dhe moshat e treta sikundër është rasti i disa moshatarëve francez, të cilët i gjetëm duke shijuar bregdetin e Dhërmiut.
Në turin e tyre pas Malit të Zi, ishte planifikuar Shqipëria, vend që sipas tyre nuk e kishin vizituar kurrë më parë.
Të impresionuar me bukurinë malore dhe detin e vendit tonë ata shprehen se, ky vend është i jashtëzakonshëm, por ç’ka më shumë i impresion është bujaria e shqiptarëve.
Kombinimi “det –mal, dhe ushqim me bollëk është tepër i veçantë shprehen disa prej tyre.
“Nuk e dimë nëse do të kthehemi sërish, por plotësisht të mahnitur themi, Shqipëria ka një të ardhme të bukur përpara me këto karakteristika!”
Ky tur dhe kjo energji te ky grup moshe është mesazhi më i bukur që mund të marrim. Të eksplorosh dhe të shijosh nuk është pengesë mosha./tch/
Basha: Po ndërtojmë edhe një urë të re mbi lumin Ibër
E trishtë: Nesër u jepet lamtumira e fundit dy të rinjve nga...
Kurti premton investime të shumta në Mitrovicë dhe gjithë Ko...
Hotel luksoz, të ftuar VIP dhe kosto prej një milion eurosh ...
Nesër mbahet protestë në përkrahje të studentëve shqiptarë n...
Vdiq në krye të detyrës, polici do të prehet në vendlindje, ...