Rikthehen punimet e Kuvendit të Shqipërisë pas ndërprerjes për gati 7 javë për shkak të fushatës elektorale dhe angazhimit të deputetëve në zonat zgjedhore.
Të hënën paradite, më 26 maj, kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, ka thirrur Konferencën e Kryetarëve, që sipas rregullores do të vendosë për seancën më të afërt plenare.
Kjo do të jetë hera e fundit për shumë nga deputetët, përfshirë edhe kryetarët aktualë të grupeve parlamentare, që janë pjesë e Konferencës së Kryetarëve, për shkak se një pjesë prej tyre nuk arritën të fitojnë në zgjedhjet e datës 11 maj.
Konferenca e Kryetarëve do të vendosë për kalendarin e punimeve gjatë muajit qershor, kur pritet të vijojë agjenda e projektligjeve që lidhen me integrimin evropian, procesi i mbetur në mes për zgjedhjen e Avokatit të Popullit, shtyrja e afatit të punës së komisioneve të posaçme për medien dhe antikorrupsionin, si dhe iniciativa të mbartura nga sesionet e shkuara.
Parlamenti aktual i mbyll punimet në fund të javës së tretë të korrikut, ndërsa në shtator do të konstituohet parlamenti i ri./rtsh.al
Marrëveshja SHBA-Iran “95% e përfunduar”, por jo gati për në...
Aksident tragjik në Shqipëri, humb jetën një 7-vjeçar në aks...
Prokuroria e Pejës ngrit 139 aktakuza ndaj 142 personave për...
Haradinaj nderon martirët e Lybeniqit në 28-vjetorin e masak...
Derivatet nuk pësojnë ndryshime – nafta 1.61 €, benzina 1.53...
Ministri grek viziton sot Tiranën, takohet me Ramën dhe homo...