Nga këto të dhëna, Partia Socialiste rezulton se ka fituar 52.09 për qind të votave apo 696,937 vota.
Derisa koalicioni Partia Demokratike dhe Aleanca për Shqipërinë Madhështore i ka marrë 34.45 për qind apo 460,949 vota.
Partia e tretë sipas këtyre të dhënave është Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet me 3,51 për qind apo 46,956 vota.
Më 11.05.2025 janë mbajtur zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë.
Sipas të dhënave, në këto zgjedhje kanë marrë pjesë 42,21 për qind e qytetarëve.
Në garë për 140 ulëset e Kuvendit ishin 2,046 kandidatë, nga të cilët 1,259 burra (61.53%) dhe 787 gra (38.47%) në listat e 11 subjekteve zgjedhore që garojnë në këto zgjedhje.
Për herë të parë në historinë e zgjedhjeve patën mundësinë të votojnë emigrantët dhe në listat e votuesve të diasporës janë regjistruar 246 mijë persona të cilët kanë nisur votimin me postë disa javë përpara 11 majit.
Të dhënat e rezultatit të zgjedhjeve mund t’i qasni në këtë link.
Dialogu Kosovë-Serbi në fokus të takimit të ministrave të BE...
Kurti bëri homazhe te varrezat e martirëve dhe dëshmorëve në...
Rama vlerëson kontributin e gjeneralit Timothy Orr në forcim...
IHMK paralajmëron mot të paqëndrueshëm gjatë javës
Nuk ndalet Muriqi, i shënon gol edhe Villarrealit
Në pritje të përgjigjes, Trump “mesazh” me bomba Iranit, pub...