Një aksident rrugor me pasojë vdekjen e një 37-vjeçari është regjistruar në aksin Laç–Patok, ndërsa policia ka arrestuar drejtuesen e automjetit të përfshirë në ngjarje.
Sipas njoftimit të Policisë, specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasen 33 vjeçe, banuese në fshatin Grëz, Fushë-Kuqe, Kurbin, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen e një personi.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 13:00 të datës 2 qershor 2026, kur automjeti që drejtonte 33-vjeçarja është përplasur me një ciklomotor, që drejtohej nga shtetasi, 37 vjeç, banues në Fushë-Kuqe, Kurbin.
Si pasojë e përplasjes, 37-vjeçari ka pësuar dëmtime të rënda dhe është transportuar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës në Tiranë. Megjithatë, rreth orës 18:40, ai nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme lidhur me zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
Reagon Rama ndaj Bernie Sanders: Shqipëria vendos vetë për t...
Rama: Fontanat publike rikthehen në funksion, Prishtina gati...
Ukraina lëshon qindra dronë drejt Rusisë, goditen fabrika dh...
Sulme ajrore në lindje të Afganistanit, mes viktimave 11 fëm...
Numërohen 55% e votave: Këto janë 10-shet e VV, PDK, LDK dhe...