Kryetari i Bashkisë së Himarës, Vangjel Tavo është takuar me disa të rinj nga i gjithë vendi, që po marrin pjesë në kampin RinCamp 2024.
Tavo tha se ky kamp është kthyer në një traditë të bukur dhe edukuese.
“Kënaqësi e veçantë të diskutoja sot me të rinj nga i gjithë vendi pjesëmarrës të RinCamp 2024. Ky kamp i përvitshëm është kthyer në një traditë të bukur edukuese me qëllim forcimin e zërit të rinisë dhe angazhimin e të rinjve në jetën komunitare”, ka shkruar Tavo në Facebook.
Përgjatë bisedës me të rinjtë, Tavo tregon se ka theksuar se politka nuk duhet parë si konflikt por si zgjidhje.
“Ndava me këta të rinj të mrekullueshëm e të talentuar se politika nuk duhet parë si konflikt por si zgjidhje, duhet përdorur si një mjet për të ndërtuar një jetë më të mirë dhe më të sigurtë për njerëzit e thjeshtë dhe për zhvillimin e vendit”, ka shkruar tutje ai.
Sipas Tavos, rinia sjell risi me mendimet dhe energjinë e saj, duke shtuar se nxit e jep forcë të vazhdojnë përpara./Arbresh.info/
Turqia merr masat e para për luftën e mundshme mes SHBA-së d...
OVL-UÇK sot mban konferencë për media
Trump thyen rekord për fjalimin më të gjatë për Gjendjen e K...
Parashikimi i motit për këtë të mërkurë në Shqipëri
Kryetarja Haxhiu pret sot në takim ministren Spiropali
Konjufca pret sot në takim Spiropalin, paralajmërojnë dhe ko...