Gjatë emisionit “Të PaEkspozuarit” në News24 të gazetarit Ylli Rakipi, ka pasur debate të forta mes dy deputetëve Taulant Balla e Edi Paloka, përkatësisht të PS dhe PD.
Duke diskutuar për çështjen e Presidentit, Balla tha se Meta mund të mund të luajë një rol të rëndësishëm komunikimi mes palëve politike, pasi sipas tij PD është akoma palë e rëndëishme në vend.
Por deputeti i PD, Edi Paloka, këtë e ka quajtur hipokrizi të gjallë, madje i thotë dhe gazetarit Rakipi, “t’i sjellë legen për të vjellë”
Taulant Balla: Meta mund të luajë një rol të rëndësishëm komunikimi mes palëve se ne akoma e konsiderojmë PDnë, palë të rëndësishme për vendin.
Edi Paloka: Hipokrizi më e madhe s’mund të bëhet. Ne ja kemi bërë të qartë publikisht, se nuk na intereson Presidenti. Janë mazhorancë, kanë votat, le ta zgjedhin. Balla foli një orë, dhe po më bën për të vjellë. Hipokrizia e këtyre që ne po presim të vijë PD, janë mashtrime.
Trump: Iranit i kanë mbetur vetëm rreth 22% e raketave
Mbi 10 mijë qytetarë kanë votuar deri në orën 13:00 në përfa...
SHBA riafirmon rëndësinë strategjike të KFOR-it për stabilit...
Konfirmohet nga Policia: Vdes gruaja që ra nga një ndërtesë ...
Zvërneci, Rama sjell shembullin e Portugalisë: Ria Formosa, ...
Tragjedi në Fushë Kosovë, bie nga ndërtesa një grua – dyshoh...