
FILE PHOTO: Minister for Economic Affairs and Energy Peter Altmaier delivers a statement after the weekly cabinet meeting in Berlin, Germany June 6, 2018. REUTERS/Axel Schmidt
Ministri gjerman i Ekonomisë, Peter Altmaier, bëri thirrje për heqjen pagesave të solidaritetit, duke kërcënuar se do të shtojë tensionin në koalicionin qeverisës së kancelares Angela Merkel.
Paraqitur në vitin 1991, si pjesë e përpjekjeve për të financuar rindërtimin e ish-lindjes komuniste, pagesa e solidaritetit vendos një tarifë 5,5% për bizneset dhe të ardhurat individuale të taksapaguesve.
Heqja e plotë e pagesave u bë pjesë e fushatës së Merkelit për zgjedhjet e fundit në vitin 2017.Megjithatë, anëtarët e rinj të koalicionit mes kristian-demokratëve të Merkelit dhe social-demokratëve të qendrës së majtë (SPD), janë kundër shfuqizimit të plotë të pagesës së solidaritetit.
Ministri i Financave Olaf Scholz, anëtar i SPD-së së qeverisë së Merkelit, ka siguruar tashmë mbështetjen e kabinetit për t’i dhënë fund tarifës për 90% të taksapaguesve, por 6,5% të tjerë do të vazhdojnë të paguajnë taksën në një normë më të ulët nga viti 2021, në varësi të të ardhurave të tyre./tch/
Jetëgjatësia më e lartë në jug të Shqipërisë, gratë jetojnë ...
Ilir Krasniqi rikthehet në stërvitje, pritet të jetë gati pë...
Trump lavdëron Grenellin: Ka bërë një punë të jashtëzakonshm...
Cancelo nuk dëshiron rikthimin tek Al-Hilal, po e mendon qën...
Gërvalla: Jam habitur nga dekreti i presidentes, ishte i nxi...
Moti nesër i vranët, IHMK paralajmëron reshje shiu dhe bore