Qyteti i Milanos në Italisë do të jetë ndalesa e dytë e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, në turin e takimeve me diasporën shqiptare.
Të dielën më 26 maj, shqiptarët që jetojnë dhe jetojnë në Itali do të kenë mundësinë të mblidhen së bashku në orën 11: 00 në takimin që do të mbahet në pallatin e sportit “Busto Arsizio”.
Sërish është zgjedhur një pallat sporti për mbledhjen e kryeministrit me shqiptarët e Italisë i cili mban rreth 4500 persona.
Ky është takimi i dytë i kryeministrit me shqiptarët që jetojnë jashtë vendit pasi takimi i parë ishte ai në Greqi në 12 maj në pallatin e sportit “Galatsi”.
Por turi me diasporën do të vijojë edhe në muajin qershor me dy takime të tjera.
Në Londër më 2 qershor, Rama do të jetë me diasporën shqiptare në Britani, e për ta përmbyllur më pas me shqiptarët e Gjermanisë më 16 qershor në Dyseldorf./rtsh.al/
Pas pak dënimi për vrasësit e Liridonës
“Nuk dua të mbetem i zemëruar me të” – Endrick flet për rapo...
Familjarët e Liridona Ademajt të pranishëm në Gjykatë, pas p...
Hamza për presidentin: U kry ajo punë
Rënia e Leicester City: Nga mrekullia e titullit në Premier ...
Rizvanolli: Çmimi i energjisë në Kosovë, më i ulëti në rajon