Ambasada Amerikane përmes një mesazhi të postuar në faqen zyrtare ka shprehur besimin se me mbështetjen e kryetarit të kuvendit, Ilir Meta Shqipëria do të realizojë reformën historike në drejtësi.
Ambasada i referohet takimit që ambasadori amerikan Donald Lu zhvilloi për rreth 2 orë me kreun e Kuvendit Ilir Meta.
”Ambasadori Donald Lu dhe Kryetari i Kuvendit Ilir Meta zhvilluan një takim pozitiv sot. Ambasadori Lu u angazhua të vazhdojë të punojë ngushtë me parlamentin për zbatimin e reformës në drejtësi. Ambasada e SHBA ka besim të madh që me mbështetjen e Kryetarit të Kuvendit Meta, Shqipëria do të realizojë këtë reformë historike për të gjithë shqiptarët. Kryetari i Kuvendit Meta dhe Ambasadori Lu diskutuan gjithashtu edhe për rëndësinë e reformës zgjedhore dhe procesin e dekriminalizimit”, thuhet në mesazhin e ambasades.
Abdixhiku priti ambasadorin e Italisë, i prezantoi programin...
Nga 1 qershori nuk lejohen pagesa me para të gatshme mbi 2 m...
ZYRTARE: Jeton Beqiri nuk do të jetë më trajner i Shkëndijës...
Ekzekutohen shtesat prej 500 eurosh për lehonat
Dinamo mbetet pa trajner pak ditë para ndeshjes së barazhit
Mbi 2.5 milionë turistë vizituan Shqipërinë në katër muaj, g...