Përmes një deklarate në Facebook, ministri i Punëve të Brendshme, Sandër Lleshaj rrëfeu mbi tematikat dhe bisedimet e bëra gjatë takimit me delegacionin e Komisionit të Venecias.
“Sot pata nderin dhe përgjegjësinë për të shprehur përpara një delegacioni të Komisionit të Venecias, vlerësimet e mia lidhur me zhvillimet politike të këtij viti të ngarkuar me ngjarje të pazakonta, që kulmuan me përpjekjet e shumëfishta për të cenuar të drejtën e zgjedhjeve demokratike në vend” shkruan Lleshaj.
Më tej, ministri vazhdon:
“Theksova se përpjekjet e dhunshme për destabilizim, nuk arritën të shndërrohen në ndonjë kërcënim serioz për sigurinë e vendit, falë pjekurisë së qytetarëve shqiptarë, që nuk u bënë pjesë e skenarëve të dhunës dhe e profesionalizmit të Policisë së Shtetit dhe strukturave të tjera ligjzbatuese.
Ishin pikërisht këta faktorë, të cilët mundësuan që zgjedhjet vendore të zhvilloheshin rregullisht dhe që skenarët apokaliptikë, të imagjinuar apo të dëshiruar, nuk u bënë realitet dhe që Shqipëria të mos binte në një qerthull të rrezikshëm destabiliteti.”
Në fund të postimit shkruan se takimi me përfaqësuesit e Komisionit të Venecias ishte mjaft profesional dhe me shumë përmbajtje.
Kosova shpall organizatë terroriste Gardën Revolucionare të ...
Haxhiu ndan detaje nga takimi me Whitaker
Fjalët që Leonardi do t’ia thoshte Liridonës: “Motër, amanet...
OKB në Kosovë mirëpret aktgjykimin në rastin e Liridonës
Pakistani thirrje SHBA dhe Iranit të shqyrtojnë zgjatjen e a...
Rama në Greqi, merr pjesë në Forumin Ekonomik të Delphit ...