Saimir Tahiri nuk ka udhëtuar me automjetin e tij tip ‘Audi’ vetëm drejt Greqisë sikundër është shprehur publikisht në media. Por me makinën që i kishte shitur Habilajve ai ka lëvizur edhe në Itali.
Pasi dosja e plotë e përgjimeve të palës italiane është përkthyer dhe është dorëzuar në Prokurori, mësohet se ish-ministri i Brendshëm është kthyer një rast nga Italia me makinën të cilën e kishte shitur më parë. Konkretisht në një rast Habilajt i kanë çuar makinën Tahirit për t’u kthyer nga Roma drejt Shqipërisë.
Në total sipas dosjes së italianëve, ish-ministri i Brendshëm ka lëvizur gjashtë herë me ‘Audin’ të cilin e kishte shitur te Habilajt. ABC News mëson se dosja e përkthyer ka plot 1800 faqe material, ndërsa sipas grupit hetimor aty rezultojnë të përfshirë mbi 40 persona.
Pas publikimit të përgjimeve italiane, Prokuroria e Krimeve të Rënda nisi hetimet ndaj Saimir Tahirit dhe kërkoi autorizim nga Parlamenti për ta arrestuar. Por ky autorizim nuk iu dha. Ndaj Tahirit rëndojnë akuzat për ‘trafik ndërkombëtar droge’ dhe ‘korrupsion i zyrtarëve të lartë’. Deri më tani ai është thirrur njëherë në Prokurori për të dëshmuar, ndërsa prokurorët kanë ushtruar kontroll në banesën e tij.
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...
Kurti dhe Basha nesër marrin pjesë në nisjen e punimeve për ...
Qorrolli: Hamza e Abdixhiku thoshin që në takimet për Presid...
Mbyllet pjesa e parë, PSG po fiton në Munich
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...