Seanca e Kuvendit të Kosovës, e paraparë të mbahet më 27.04.2026, me fillim nga ora 12:00, është shtyrë për në orën 13:00, për shkak të agjendës së zyrtarëve shtetërorë për homazhe për 27-vjetorin e Masakrës së Mejës.
Kuvendi i Kosovës do të mbajë një seancë plenare me shtatë pika të rendit të ditës të cilat kanë të bëjnë me shqyrtimin e disa projektligjeve, marrëveshjeve ndërkombëtare si dhe emërimin e anëtarëve të bordeve të pavarura.
Kjo seancë po mbahet në ditën e fundit të afatit për zgjedhjen e presidentit.
Rendi i ditës
1. Shqyrtimi i Projektligjit nr.10/L-040 për Ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030,
2. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.10/L-031 për Energjinë,
3. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.10/L-032 për Energjinë Elektrike,
4. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.10/L-044 për Inspektoratin Qendror të Trashëgimisë Kulturore,
5. Emërimi i tre (3) anëtarëve të Këshillit Shtetëror të Cilësisë, të Agjencisë së Kosovës për Akreditim,
6. Shqyrtimi i Propozim-vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për formimin e Komisionit për dhënien e Provimit të Jurisprudencës,
7. Emërimi i drejtorëve në Bordin e Agjencisë Kosovare të Privatizimit.
Çitaku, VV-së: Zgjedhja e presidentit s’është hajgare, por o...
47 sportistë të rinj përfitojnë bursën “Shpresa Olimpike 202...
Kurti: Kompromisi në një demokraci duhet të jetë demokratik,...
Kurti: Dështimi për zgjedhjen e presidentit e dërgon vendin ...
Goditi me grusht kapitenin e ekipit kundërshtar, portieri sp...
Haxhiu fajëson opozitën: Mungesa e tyre prodhon pasoja direk...