Detaje të reja janë zbardhur lidhur me vrasjen e dyfishtë të Kreshnik dhe Gentjana Mujeci të regjistruar të dielën në Balldren të Lezhës.
Siç ka shkruar Euronewsal, mësohet se policia ka identifikuar dy automjete të përdorura nga autorët gjatë vrasjes.
Viktimat humbën jetën pasi dy makina iu dolën në pritë.
Mësohet se njëri mjet është me ngjyrë të zezë dhe tjetra ngjyrë gri.
Hetuesit janë duke verifikuar targat e tyre, të dhëna që mund të çojnë deri në identifikimin e autorëve.
Sipas burimeve nga grupi hetimor, njëri prej mjeteve ka luajtur rolin e pritës, duke i prerë rrugën automjetit tip Audi A7 ku udhëtonin viktimat, ndërsa makina tjetër është përdorur nga autorët për kryerjen e sulmit.
Dy persona të armatosur kanë dalë nga mjeti dhe kanë hapur zjarr ndaj automjetit të viktimave, duke shkrepur mbi 30 plumba.
Sulmi ka qenë i shpejtë dhe i mirëorganizuar, duke mos u lënë asnjë mundësi reagimi viktimave.
Pas krimit, autorët janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.
Policia ka ngritur pika kontrolli dhe po vijon punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes si dhe identifikimin e autorëve.
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...
Kurti dhe Basha nesër marrin pjesë në nisjen e punimeve për ...