Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka njoftuar sot (27 prill) mbledhjen e përbashkët të grupit parlamentar socialist dhe qeverisë.
Bëhet me dije se integrimi i vendit në BE dhe çelja përfundimtare e grupkapitujve, do të jenë në qendër të kësaj mbledhjeje.
RTSH raportoi se më herët ka mbërritur kryeministri Edi Rama në Pallati i Brigadave, në takimin ku jo vetëm do të ngrihen problematikat e qeverisjes, por edhe ato që vijnë në lidhje me organizimin e strukturave të PS.
Sipas agjendës së miratuar dhe konfirmuar, gazetarja bën me dije se mbledhja ka nisur me raportimin e kreut të grupit parlamentar, Taulant Balla, në lidhje me ecurinë e të gjitha takimeve në terren të bëra nga përfaqësuesit e kabinetit qeveritar, deputetë e PS në zonat e tyre elektorale.
Po ashtu, parashikohet që do të ketë edhe një raportim të tij në lidhje me si po ecën procesi i zgjedhjeve në Partinë Socialiste.
Si pikë e dytë raportohet raportimi i ministrit të jashtëm Ferit Hoxha dhe kryenegociatores Majlinda Dhuka në lidhje me procesin dhe rrugëtimin e Shqipërisë drejt BE.
Në vijim do të ketë pyetje-përgjigje që do t’i adresohen ministrit të jashtëm, Hoxhës dhe kryenogociatores Dhukës.
Kujtojmë se qeveria ka dorëzuar në Kuvend raportin për ecurinë e procesit të anëtarësimit në BE.
Çitaku, VV-së: Zgjedhja e presidentit s’është hajgare, por o...
47 sportistë të rinj përfitojnë bursën “Shpresa Olimpike 202...
Kurti: Kompromisi në një demokraci duhet të jetë demokratik,...
Kurti: Dështimi për zgjedhjen e presidentit e dërgon vendin ...
Goditi me grusht kapitenin e ekipit kundërshtar, portieri sp...
Haxhiu fajëson opozitën: Mungesa e tyre prodhon pasoja direk...