Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali ka ndarë urimet e saj për popullin e Kosovës dhe Albin Kurtin për ditoren në zgjedhjet e përgjithshme.
Në një postim në rrjetet sociale, Spiropali shprehet se ‘Shqipëria dhe Kosova ecin së bashku krah për krah, me një zemër, një zë dhe në rrugë europiane, sepse ajo që na bashkon është me e madhe se çdo kufi’.
“Urime popullit të Kosovës për zgjedhjet e zhvilluara me maturi, qetësi dhe përgjegjësi qytetare, një shprehje e pjekurisë demokratike që na bën krenarë. Përgëzime Lëvizjes Vetëvendosje dhe Kryeministrit Albin Kurti për fitoren e arritur dhe besimin e marrë nga qytetarët, si dhe të gjithë spektrit politik për fushatën e standardet e arritura. Shqipëria dhe Kosova ecin së bashku krah për krah, me një zemër, një zë dhe në rrugë evropiane, sepse ajo që na bashkon është me e madhe se çdo kufi“, shprehet ajo.
Kurti: Do të bisedojmë, takojmë e bashkëpunojmë me të gjitha...
Konjufca në tubimin e VV-së: Urime Qeveria Kurti 4
Vjosa Osmani: VV-ja s’ka asnjë arsye që ta refuzojë emrin ti...
Përfundon numërimi i votave në Prishtinë, LVV 48,90 %, LDK 2...
Haradinaj: Kur sovrani flet, të tjerët heshtin
Një 18-vjeçar vritet në Gjakovë, dy të tjerë të lënduar