Fondacioni Shoqëria e Hapur apo siç njihet ndryshe fondacioni “Soros” ka reaguar pas akuzave të hedhura në adresë të themeluesit të tij, miliarderit George Soros nga Presidenti Ilir Meta, duke e akuzuar për komplot dhe ndërhyrje në zhvillimet e brendshme në Shqipëri për të ndikuar në Reformën në Drejtësi.
Shefja e zyrës së komunikimit të fondacionit “Soros” me seli në Neë York, Laura Silber, tha pë r Zë rin e Amerikë s se “Fondacioni Shoqëria e Hapur është krenar për rolin që ka luajtur, krahas Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian, për të mbështetur reformën në sistemin gjyqësor në Shqipëri, që është një kërkesë e domosdoshme për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian”.
Në deklaratën e zonjës Silber thuhet më tej se “karakterizimi që Presidenti Meta i ka bërë kësaj përpjekjeje kaq publike si një komplot, është i çuditshëm. Ne presim që të takohemi në të ardhmen e afërt me Presidentin Meta, në bazë të ftesës që na ka dërguar”, shton më tej ajo. Në Shqipëri “Fondacioni Soros” e zhvillon aktivitetin që prej vitit 1994./TCh
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...