‘Kjo banesë në katin e katërt të një pallati në zonën e Freskut deri pak javë më parë shërbente si shtëpi bari e marrë me qira nga Ermir Nasi.’
Pronari i banesës, Arbeni prej 20 vitesh emigrant në Greqi tregon për Tv Klan se shtëpinë e kishte dhënë me qira prej më shumë se një viti tek 32-vjeçari tashmë i arrestuar. Ai nuk kishte dijeni që prona e tij ishte kthyer në ‘shtëpi bari’.
Të tilla shtëpi janë zbuluar në zona të tjera të Tiranës dhe në disa qytete. Rritja e rasteve të kultivimit në ambjente të mbyllura sipas shefit të sektorit të narkotikëve në Policinë e Shtetit, Rezar Velmishi lidhet me cilësinë e kanabisit.
Por cilat janë qytetet ku janë përhapur më së shumti ‘shtëpitë e barit’ dhe çfarë përfaqësojnë personat që i zotërojnë ato?
“Nga statistikat e grumbulluara ka qenë Kruja, Durrësi, Shkodra dhe Lezha”.
Në bazë të sipërfaqes që përshtatet për kultivim, një ‘shtëpi bari’ kushton minimalisht 15 mijë euro. Pasi krahas llapmave që shërbejnë për rritjen e bimës kosto të lartë kanë sistemi i ventilimit dhe aspirimit. Në Shqipëri gjatë 2021 janë zbuluar 26 ‘shtëpi bari’ ndërsa në 4 muajt e parë të këtij viti 15 të tilla.
Bisedimet e paqes Ukrainë-Rusi vijojnë javën e ardhshme
11 policë të lënduar e 23 të arrestuar nga protesta e PD’së ...
Reshje lokale shiu, pritet të ketë edhe intervale me diell –...
Gjermania arreston një person nën dyshimin se po planifikont...
Për çfarë flet filmi “Sinners” që mori më së shu...
Gimbo bëhet pjesë e BBVA, tregon se çka i tha Gjesti për loj...