Çështja e integrimit europian mbetet një çështje delikate jo vetëm për qeverinë e Shqipërisë, por edhe për shqiptarët. Gjatë vitit të fundit jemi bombarduar me ultimatume nga Brukseli, një herë për reformën në drejtësi, pastaj vettingun dhe zbatimin e tij. Kushtet sa vijnë e shtohen, deri në pikën sa shumë vetë bëjnë pyetjen nëse Europa i do apo jo shqiptarët.
Duket se ky frustrim ka arritur edhe në majën e qeverisë. Kryetari i saj, Edi Rama, pak ditë më parë, në një intervistë në një nga gazetat më të rëndësishme të Europës, “Der Standard”, ngriti për herë të parë gishtin e fajit nga Europa.
Në “Top Story” u diskutua nëse ka të drejtë kryeministri dhe nëse a i kemi bërë ne vërtet detyrat e shtëpisë.
Majlinda Bregu, ish-ministre e Integrimit, u shpreh: “Në 2013, kryeministri Edi Rama ishte më entuziast në deklaratat e tij, por sot duket më nervoz, ashtu si të gjithë liderët e rajonit. Kushdo që është marrë me procesin e anëtarësimit, ka ndjesi frustracioni për një rrugë që zgjatet e zgjatet dhe ka të papritura. Procesi është i dyanshëm, por varet shumë nga plotësimi i detyrimeve tona. Unë kam dyshime se ne jemi plotësisht të gatshëm për të hedhur hapin e radhës. Unë do doja që procesi të jetë pa ndërprerje, por frikë kam që nuk do të jetë e lehtë e ardhmja”.
Bregu theksoi se nuk është dakord “me Lulzim Bashën, i cili thotë se nuk jemi gati për nisjen e negociatave të anëtarësimit”.
Hamza: 24 Marsi 1999, momenti që ndryshoi fatin e Kosovës, m...
Begaj kujton ndërhyrjen e NATO-s kundër Millosheviçit: Shqip...
Panenka paralajmëron sllovakët për Kosovën: Janë shumë lufta...
Greqia do të subvencionojë karburantin dhe plehrat kimike
Maqedonci: Kuvendi jo funksional, pengesë për dërgimin e FSK...
Irani nis valë të re të sulmeve me raketa mbi Izraelin