Kosova po hyn në ditët e fundit të vendimeve politike për çështjen e kreut të shtetit. Ende nuk ka marrëveshje dhe as njoftim për një seancë për këtë çështje.
Ende nuk ka konfirmim zyrtar për thirrjen e një seance për zgjedhjen e presidentit. Ndonëse kanë mbetur pesë ditë deri në përmbylljen e afatit kushtetues, një marrëveshje mes partive politike duket e largët, bazuar në qëndrimet e tyre aktuale.
Vetëvendosje ende pret një konsensus. Kryeparlamentarja, Albulena Haxhiu, nënvizoi se është e gatshme të heqë dorë nga pozita që ushtron, siç tha, që vendi të mos shkojë në zgjedhje.
Ndërsa shefja e deputetëve të Vetëvendosjes insiston që partitë opozitare të japin emrat ose kërkesat e tyre për këtë proces, i cili mund ta çojë vendin në zgjedhje të reja.
Ndërkohë, opozita vazhdon të këmbëngulë në qëndrimet e ditëve të fundit.
Me gjithë deklarimet nga të gjitha palët se ka vullnet për zgjedhjen e presidentit të ri, një javë para skadimit të afatit të përcaktuar nga Kushtetuta, dy partitë opozitare, PDK dhe LDK, janë deklaruar se i kanë mbyllur bisedimet dhe kontributin e tyre partiak për t’i dhënë vendit kreun e ri të shtetit. Ndërsa Vetëvendosje vazhdon të insistojë se ka ende kohë për një marrëveshje./rtk
Presidenti kroat: S’kemi armiq përveç Serbisë, BE po shndërr...
Kryeministri holandez Jetten bisedë telefonike me Ramën për ...
Whitaker i kërkon Serbisë që të rreshtohet me Perëndimin
Parashikimi i motit për ditën e nesërme
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Hoffenheimi e “blindon” Albian Hajdarin deri më 2031