Ylli i ri i Barcelonës, Lamine Yamal, ka konfirmuar përmes një postimi në rrjetet sociale se ka pësuar një lëndim muskulor gjatë ekzekutimit të penalltisë vendimtare në ndeshjen e fundit kundër Celta Vigos.
Ai thotë se ky lëndim në këtë fazë të garave dhemb, por Yamal beson se do të rikthehet edhe më i fortë.
“Ky lëndim më ka lënë jashtë loje në një moment kur doja të isha më shumë se kurrë me ekipin, dhe dhemb më shumë sesa mund ta shpjegoj”,shkroi Yamal në profilin e tij në Instagram.
Talenti spanjoll shprehu keqardhjen për mungesën në fushë, por njëkohësisht besimin te skuadra.
“Më dhemb të mos jem në gjendje të luftoj me shokët e mi dhe të ndihmoj ekipin kur ka nevojë për mua. Por besoj tek ata dhe e di që do të japin gjithçka në çdo ndeshje”, theksoi reprezentuesi spanjoll.
Ai theksoi se do të jetë pranë ekipit gjatë rikuperimit.
“Do të jem aty, edhe nga stoli, për të mbështetur dhe inkurajuar.”
Në fund, Yamal dha një mesazh optimist për rikthimin e tij.
“Ky nuk është fundi, është thjesht një pushim. Do të kthehem më i fortë dhe më entuziast se kurrë. Sezoni i ardhshëm do të jetë më i mirë”, përfundoi Yamal.
Berisha shkruan për vdekjen e Qosjes: Pavarësisht kundërshti...
Gashi: Zgjedhjet e janë të shmangshme, partitë opozitare duh...
Gjermania kërkon heqjen e votimit unanim në BE, çfarë do të ...
Afati po skadon, ende s`ka marrëveshje për president
Tragjedi në Gjakovë, një person vdes në vendin e punës
Trump: Po shënjestrojmë anije që vendosin mina, Hormuzi ësht...